‘Një peshë për skuadrën…’/ Cristiano Ronaldo është nën akuzë edhe në Arabinë Saudite

23 November 2026, 23:34 / SPORT ALFA PRESS

‘Një peshë për skuadrën…’/ Cristiano

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një moment të bukur në këtë fazë të sezonit. Pas tërheqjes së polemizuar nga kombëtarja portugeze, tani ylli i futbollit botëror është vënë në shenjën e kritikave edhe në Arabinë Saudite.

Objektivi i tij për të arritur në kuotën e 1000 golave që është shndërruar thuajse në një obsesion, po kushtëzon portugezin dhe skuadrën e tij Al Nassr. Në ndeshjen e fundit ndaj Al Ahli të humbur me rezultatin 3-1, Cristiano Ronaldo shënoi një gol dhe gaboi një 11 metërsh(një gabim që e bëri atë të dëshpërohej), por për tifozët nuk është e mjaftueshme pasi janë paraqitjet e 41 vjeçarit që kanë përfunduar nën lupën e tyre.

Kaq e madhe është pakënaqësia, sa ish mbrojtësi saudit Hussein Abdulghani deklaroi se  problemi i skuadrës është pikërisht Cristiano Ronaldo.

‘Të gjithë e dinë se cili është problemi i Al Nassr, por askush nuk e shikon-tha ai-e dimë që Ronaldo ka qenë një futbollist i madh, por pyetja është: a është ai akoma i dobishëm për skuadrën, sidomos në ndeshjet më të ekuilibruara? Të shënosh gol nuk është i vetmi funksion i një sulmuesi-tha Abdulghani-nuk mund të shënosh një gol dhe pastaj të jesh një peshë për skuadrën për pjesën tjetër të ndeshjes. Ronaldo është një futbollist i madh, por nuk mund të bëjë më diferencën’.

Por Abdulghani nuk e la me kaq dhe e shtoi dozën  e kritikës së tij.

‘Tifozët luten që Ronaldo të shënojë golin e 1000 dhe që kjo histori të përfundojë njëherë e mirë-shtoi ai.

Po ndodh...