
Grabitja në Tiranë, Policia: 5 mijë euro shpërblim për autorin

Personi në foto është autori i grabitjes së ndodhur paraditen e kësaj të premteje në një dyqan celularësh në zonën e “21 Dhjetorit”, në Tiranë.
Pamja është marrë nga kamera e sigurisë së biznesit.
“Rreth orës 09:30, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M.F., dhe më pas është larguar”, njoftoi policia.
Drejtoria e Policisë së Tiranas ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim për këdo që jep informacione të vlefshme për kapjen e autorit.
“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e bluve.
-
Grabitet dyqani i celularëve te “21 Dhjetori”
9 Shkurt, 11:01 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128