
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

Policia greke bastisi sot (22 Janar) Burgun e Koridhalosit (Korydallos), i cilësuar si një nga institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin persona me rrezikshmëri shumë të lartë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.
Thika dhe celularë janë gjetur në orët e para të mëngjesit pas një kontrolli të befasishëm, i kryer nga Nëndrejtoria e Narkotikëve të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DAOE).
Qëllim ka qenë goditja e trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda qelive, bazuar edhe në informacionet që Policia e Shtetit, ELAS dhe EKAM, duke përdorur për kontroll edhe një qen policie antidrogë, të trajnuar posaçërisht.
Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kontrolluar në 8 qeli, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 aparate celularë, karikues, kabllo karikimi, ndërsa janë kontrolluar 19 të burgosur, dy prej të cilëve u konstatua se kishin 2 thika të improvizuara, informoi media.
Nuk jepen për momentin kombësitë e personave që iu gjetën sendet e ndaluara në qeli.
Ndaj tyre është ngritur një rast për shkelje të ligjit për armët, i cili do t'i kalojë Prokurorisë kompetente, ndërsa sendet e sekuestruara do t'i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike.
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro
22 Janar, 16:49 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128