Hidhnin mbetje spitalore në vende të papërshtatshme, procedohen 4 infermierë në spitalin e Delvinës

Policia e Delvinës ka proceduar penalisht 4 infermierë të spitalit të qytetit pasi shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme.
Infermierët u konstatuan nga emisioni investigativ “Stop” se hidhnin mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të spitalit në kundërshtim me ligjin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.
Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
-
-
-
-
-
FOTO/ Skandal në Angli, zbulohet jeta e fshehtë e Kyle Walker
18 Janar, 10:43 -
-
-
-
-
-
FOTO/ Skandal në Angli, zbulohet jeta e fshehtë e Kyle Walker
18 Janar, 10:43 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






