Hodhi asfalt mbi “Via Egnatia”, kryebashkiaku i Peqinit refuzon kritikat: Rruga u shërben edhe banorëve

6 Shtator 2025, 23:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Hodhi asfalt mbi “Via Egnatia”, kryebashkiaku i Peqinit refuzon

Pas thirrjes publike të studiuesit Auron Tare për të ndalur shtrimin me asfalt të segmentit të Rrugës së vjetër Egnatia, kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, ka reaguar përmes një deklarate për media. Ai i ka cilësuar kritikat si të padrejta dhe keqdashëse, duke theksuar se ndërhyrja synon si zhvillimin e turizmit, ashtu edhe përmirësimin e jetës për banorët e zonës.

“Për vite me radhë, askush nuk e përmendi Peqinin, kur rruga historike ishte mbuluar nga ferrat dhe askush nuk e njihte. Sot që po punojmë për ta nxjerrë në dritë, na kritikojnë,” – u shpreh Maçi.

Ai theksoi se asfaltimi nuk është një dëmtim, por përkundrazi, një mënyrë për ta mbrojtur dhe bërë të përdorshme rrugën: “Asfalti mbrohet dhe hiqet, nuk është i përjetshëm. E mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Kemi menduar që rruga të shfrytëzohet si për turizëm, ashtu edhe për banorët që jetojnë aty.”

Hodhi asfalt mbi “Via Egnatia”, kryebashkiaku i Peqinit refuzon

Maçi shtoi gjithashtu se ka kërkuar ndihmën e institucioneve dhe të vetë Auron Tares për të ruajtur trashëgiminë arkeologjike të zonës: “Kam trokitur në çdo institucion për mbështetje. Peqini nuk ka pasur kurrë vëmendjen që meriton. Ne po nxjerrim në pah vlerat arkitekturore të zonës.”

Në fund, ai përmendi edhe ndërhyrjen për ruajtjen e një ure antike mbi 2400-vjeçare që ndodhet në zonë, duke bërë thirrje për mirëmbajtjen e saj.

 

Po ndodh...

ide