I akuzuar për dy vrasje në 1997, dënohet me 23 vite burg Tomorr Çela
20 Janar 2026, 16:24 / AKTUALITET
Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 23 vite burg Tomorr Çelën, i akuzuar për vrasjen e 2 personave në vitin 1997.
A2 CNN raporton se Çela u ekstradua nga SHBA në vendin tonë në 2 qershor të vitit 2022. Ai u kap nga policia amerikane pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe tashmë u soll në Shqipëri me qëllim kryerjen e dënimit.
Pasi erdhi në Shqipëri ai kërkoi rigjykim, proces që konfirmoi dënimin e dhënë më herët ndaj tij.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje me makinë. Çela ka vrarë Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por më vonë u pikas në SHBA.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Nga Ergys Mërtiri
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
