Supë me mish të grirë, oriz dhe salcë domatesh

Përbërësit:
300 gr mish i grirë viçi
80 gr oriz
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
1 lgj vaj ulliri
2 lgj salcë domatesh (ose 1 domate e madhe e grirë)
1.2 – 1.5 litër lëng mishi ose ujë i ngrohtë
1 lugë çaji paprika e ëmbël
Kripë dhe piper i zi, sipas shijes
Majdanoz i freskët për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere, ngrohni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepën e grirë imët në zjarr mesatar derisa të zbutet. Shtoni hudhrën e shtypur dhe përziejeni për disa sekonda. Shtoni mishin e grirë dhe përziejeni duke e shpërbërë derisa të ndryshojë ngjyrë. Hidhni salcën e domates dhe paprikën; lëreni të ziejnë 2–3 minuta që të hapet shija. Më pas shtoni lëngun e ngrohtë (ose ujin), kripën dhe piperin. Lëreni supën të ziejë rreth 15 minuta. Shtoni orizin e larë dhe vazhdoni zierjen edhe 10–12 minuta të tjera, derisa orizi të jetë gati. Rregulloni shijen, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
Receta nga Zonja Albana/Report Tv
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
