I dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, arrestohet 34-vjecari në Itali

5 Mars 2024, 09:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, arrestohet 34-vjecari

Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është gjetur në një banesë në Trastevere dhe duhet të vuajë dënimin me 4 vite burg në vendlindje.

Ditët e fundit, ndaj tij kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vjet burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve. Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e Policisë së Shtetit.

Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere. Pas akteve formale, burri u dërgua në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë. Po hetohet nga hetuesit pozicioni i personit që priti të kërkuarin.