I gjenden 22 kg hashash në banesë, arrestohet korçari

9 Mars 2024, 13:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

I gjenden 22 kg hashash në banesë, arrestohet korçari
Një sasi prej 22 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Korçës, që ka arrestuar një 48-vjeçar.

Droga u gjet në Vashtëmi, në banesën e të arrestuarit Florand Xhabej, i cili sipas hetimeve, se ishte shpërndarës i lëndës narkotike.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,njoftoi policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shtuan të njëjtat burime.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi