"I jam mirënjohëse personit të zemrës!" Gazetarja Ledjona Xheladinaj flet për aksidentin në Dibër: Mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer përjetimin lidhur me aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë. E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Xheladinaj rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej. Ajo ka folur edhe për lidhjen e saj, ndonëse pa dhënë shumë detaje.
Pjesë nga rrëfimi i gazetares:
Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët.
Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve.
Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëndruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.
-
-
Ceremonia e 97 e çmimeve Oscar, zbulohen nominimet
23 Janar, 19:51
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


