Tërmeti afër Tiranës në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm afër Tiranës, me epiqendër në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë. Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke shqetësuar qytetarët, por sipas ekspertëve, nuk ka vend për alarm.
Sizmiologu Edmond Dushi e ka cilësuar tërmetin si një lëkundje të shkallës së moderuar, pjesë e një aktiviteti sizmik të vazhdueshëm në këtë zonë që nga fillimi i vitit.
“Është një tërmet i regjistruar në shkallë të moderuar. Vjen pas dhjetëra pasgoditjesh. Dhe kjo zonë, që prej janarit, është dalluar për aktivitet sizmik. Por është aktivitet normal,” – u shpreh Dushi.
Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të mos përhapin panik.
Sizmiologët kanë theksuar gjithashtu se ky tërmet nuk ka lidhje apo krahasim me intensitetin e tërmetit të rëndë të vitit 2019./Top Channel
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

