I përfshirë në disa ngjarje kriminale, policia e ndjek me vrap në mes të lokalit 31-vjeçarin e armatosur

31 Dhjetor 2025, 10:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

I përfshirë në disa ngjarje kriminale, policia e ndjek me vrap

Policia e Korçës ka publikuar pamjet e arrestimit të 31 vjeçarit, Andi Qeraxhi, një person me precedent të mëparshëm penal.

I riu u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Target”, ku iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë.

I arrestuari ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

“Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi A. Q., që dyshohej se ishte i armatosur.  Ky shtetas, sapo vuri re forcat e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia, por u kap dhe neutralizua.  Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash”, thuhet ne njoftimin e policisë .

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në kontrollet e ushtruara nëpër ambiente të ndryshme, ku mund të ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas lëvizte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi A. Q., që dyshohej se ishte i armatosur.

Ky shtetas, sapo vuri re forcat e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia, por u kap dhe neutralizua.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...