
I zhdukur prej 6 ditësh, 54-vjeçari në Korçë dyshohet se është mbytur në rezervuar

31 Janar 2025, 16:25 / AKTUALITET
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës, i cili është zhdukur që prej të dielës së kaluar.
Ai u largua nga banesa e tij më 26 Janar dhe nuk u kthye më, teksa një ditë më pas, kushëriri i tij, shtetasi A. V., 61 vjeç, bëri kallëzim në Policinë e Korçës ku kërkoi ndihmën e autoriteve për gjetjen e tij.
Por, teksa ditët kalojnë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 54-vjeçari, i cili sipas dëshmive të marra është parë për herë të fundit në fshatin e tij në Kamenicë.
Dyshohet se ai mund të jetë mbytur në rezervuarin e fshatit Kamenicë, teksa polumbarët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të nisur kërkimetz për trupin e pajetë.
Gjithashtu, edhe efektivët e Policisë së Korçës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128