Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, reagon OSBE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.
Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
"Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të gazetarëve dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri.
Organizata shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe aktorët relevantë në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të OSBE-së, për të garantuar një hapësirë mediatike ku sundon liria e shprehjes dhe siguria e profesionistëve të medias.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





