Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur në Durrës 35-vjeçari

27 Nëntor 2024, 21:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur në Durrës 35-vjeçari

Është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit, 35-vjeçari nga Tirana që rezultonte i zhdukur.

Policia bën me dije se sot rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...

ide