Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me logon e KF Tirana, arrestohen 3 shqiptarë

11 Shkurt 2025, 21:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me logon e KF Tirana,

Tre shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë në Itali, ku është zbuluar një sasi e madhe kokaine prej 172 kilogram kokainë.

Sipas mediave italiane, operacioni është zhvilluar nga policia në Bolonja dhe Modena pasi më 6 shkurt, pranë një zone industriale të Rubierës, policia arrestoi tre shtetas shqiptarë, dy prej tyre vëlla e motër (të lindur në 1997 e 2004) dhe një shtetas i tretë i lindur në vitin 1982, të gjithë pa precedentë penalë.

Gjatë shërbimit të vëzhgimit, oficerët e policisë vunë re një kamion të ndaluar, shoferi i të cilit, me kujdes, u dorëzoi dy vëllezërve një zarf të verdhë të rëndë. Në atë moment ka ndërhyrë policia, e cila ka i ka arrestuar të tre.

Kokaina u gjet e fshehur në brendësi të kamionit e ndarë në pako me një peshë totale prej 172 kilogramë. Ajo që bie në sy është se disa pako të kokainës kanë logot e klubit të futbollit të Tiranës. Pakot e tjera janë me logon e një buburreci si dhe me flamurin e Brazilit dhe të Portugalisë.

Kryesisht, rrjetet e trafikut i shenjojnë pakot e kokainës me logo të ndryshme, në raste kur ngarkesa do të ndahet midis dy ose më tepër grupeve.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128