“Janë gjetur informacione edhe brenda burgjeve”/ Zhabina për masakrën e Dobraçit: U qëllua edhe makina e autorëve…

14 Nëntor 2024, 22:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Janë gjetur informacione edhe brenda burgjeve”/ Zhabina

Gazetari Xhevair Zhabina dha detaje të reja në emisionin “ Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për atentatin me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, gati dy javë më parë. Sipas tij, vrasja është urdhëruar nga persona që janë brenda në qeli dhe se drejt makinës së ekzekutorëve është qëlluar nga makina e Licëve dhe një person është plagosur.

Nga dita e ngjarjes deri kur dosja ka kaluar në SPAK është bërë punë voluminoze dhe kjo ngjarje është drejt zbardhjes.

Prokuroria e Shkodrës dhe policia kanë arritur të gjejnë informacion edhe brenda burgjeve. Pra dyshohet se ngjarja është urdhëruar nga persona që janë brenda në qeli. Drejt makinës së ekzekutorëve është qëlluar nga makina e Licëve dhe një person është plagosur. Ai është marrë nga personat që ishin pjesë e atentatit.

Vrasja nuk ka qenë perfekte dhe autorët kanë lënë gjurmë. Këto prova janë mbledhur në vendngjarje dhe kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, më shumë se tre. Kjo ngjarje mund të jetë drejt zbardhjes. Autorët janë shqiptarë dhe janë të zonës”- tha Zhabina.

 

Po ndodh...