Spahiu: 5 fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet Non-Grata nga Amerika dhe Anglia

14 Nëntor 2024, 22:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Spahiu: 5 fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet Non-Grata nga Amerika

Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 65.4% e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, thonë se Sali Berishës nuk i hiqet non grata me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu jep 5 fakte juridike pse Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

"Jo Trump, por edhe nipi e stërnipi të dëshirojë t’ia ndryshojë shpalljen non grata nuk ndryshohet për këto arsye. Heqjen non grata mund ta heqë një gjykatë amerikane, për të cilën Berisha e di shumë mirë, dhe nuk i është drejtuar, jo rastësisht ju drejtua një gjykate franceze që ia rrëzoi kërkesën. Nuk guxoi ta çonte në ShBA se e kishte 100% të humbur çështjen, kërkoi Parisin për ta pasur si një lakmues që unë jam pro europian prandaj jepni një vendim kundër Amerikës. E dyta ka institucione të tjera ligjbërëse që janë shprehur për non gratën e Berishës që janë Mbretëria e Bashkuar. Ka bërë ankim.

Janë dy gjykatat që janë shprehur, institucionet ligjbërëse në Angli dhe Francë. E treta Berisha është nën akuzë dhe është një çështje që do zgjasë 3 apo 4 vjet derisa të kemi një vendim të formës së prerë. E katërta nuk ka asnjë precedent që SHBA të shpallë dikë non grata dhe ti kërkojnë falje pastaj. E pesta, nëse do të hapë lojën e heqjes së non gratave, i bie t’ia heqë edhe Dodik që kryeson listën, edhe vajzave të Putin. Hap një precedent të jashtëzakonshëm problematik për Ballkanin, Europën dhe shumë më gjerë. Berisha i jep vetes gajret dhe i jep gajret edhe atij 30% që e voton", tha Spahiu në Report Tv. 

 

Po ndodh...