Kanosi me thikë të renë dhe tentoi t’i marrë telefonin, kapet në flagrancë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policies së Vlorës këtë të premte, pasi ka tentuar t’i rrëmbejë telefonin një 18-vjeçareje në rrugë. Gjatë kësaj tentative, ai e ka kanosur të renë me thikë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi 62 vjeç, banues në Vlorë. Mjeti prerës (thikë) që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


