Vdekja e dy ukrainaseve/ Momenti kur mikesha e tyre e tronditur shoqërohet nga policia

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e dy vajzave ukrainase në zonën e Selvisë në Tiranë.
Viktimat janë identifikuar Antonina Kozachenko (25 vjeç) dhe Anastasia Lopukhova (40 vjeç), të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në banesën e marrë me qira ditore.
Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimat kanë konsumuar “Xanax”, ku në dhomë i janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar.
Sipas informacioneve paraprake dy vajzat ukrainase, që u gjetën të vdekura këtë të premte në një apartament, dyshohet se punonin si punonjëse seksi (eskorta).
Burimet mediatike bëjnë me dije se ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtare të paligjshme në vendin tonë. Në banesën e marrë me qira jetonim 3 vajza, dy vajzat e vdekura kanë ardhur të shtunën e ndërsa vajza tjetër kishte 1 muaj në Tiranë.

Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

