Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

Një shtetas shqiptar dyshohet për pastrim parash, më saktë 940,000 euro, të fituara përmes shitjes së drogës, dhe po tentonte t’i fuste në Shqipëri prëj Malit të Zi.
“Një shtetas shqiptar me inicialet T. M dyshohet se ka transferuar 940,000 euro, të fshehura në një automjet mallrash, nga Austria në Slloveni, nga Sllovenia në Kroaci dhe nga Kroacia në Mal të Zi, me qëllim që t’ia dorëzonte një personi të panjohur në Shqipëri”, njoftoi Prokuroria Speciale e Malit të Zi
Në deklaratë thuhet se paratë u gjetën gjatë një kontrolli dhe kërkimi në pikën kufitare Božaj midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe u sekuestruan përkohësisht.
Zyrtarët e Administratës Doganore dhe të Departamentit Special të Policisë së Administratës së Policisë ndërmorën veprime në bashkëpunim dhe në zbatim të urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit.
Aktakuza propozon që të dyshuarit t’i zgjatet paraburgimi dhe të konfiskohen paratë e gjetura dhe automjetet që ai përdori për të kryer krimin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


