
‘Kokainë, kanabis dhe fara narkotike’/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Në prangat e policisë kanë rënë tre persona në Tiranë, pasi janë kapur me doza kokaine, kanabisi dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale G. Xh., 49 vjeç, shtetasi G. R., 26 vjeç dhe shtetasi J. C., 34 vjeç.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Kontrolle të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi. Vihen në pranga 3 shtetas.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128