
Lëvizte me automatik me vete në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, në pranga edhe dy shokët

Një 23 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Kukësit pasi lëvizte me automatik në makinë. Në pranga janë vendosur edhe dy shokët e të riut për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armed”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;
T. H., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin T.H., dhe pasagjerë shtetasit E. Ç., dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjetin, u gjet një armë zjarri automatik, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit T.H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër armë zjarri ( pushkë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
-
-
Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
18 Janar, 13:53

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128