Mbi 3 mijë ton grurë nga Turqia, anija mbërrin në portin e Durrësit

20 Shtator 2022, 11:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbi 3 mijë ton grurë nga Turqia, anija mbërrin në portin e

Pas Ukrainës , një anije tregtare me mbi 3 mijë ton grurë ka mbërritur në kalatën nr 4 të portit të Durrësit. Kjo sasi gruri u transportua nga anija tregtare ‘Okhotsk’ e cila vjen nga lundrimi 18 ditor nga Porti i Samsunit nga Turqia.

Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës gjatë muajit gusht në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

 

Po ndodh...