Me kokainë dhe duke përdorur makinën e policit, arrestohet siriani në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar sirian me inciale W.H, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë”, njofton policia.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





