Mori peng fëmijët/ Aleks Marku kishte konflikte me të shoqen: Po i mbroja...

Të shtënat e kallashnikovit për disa orë pas mesnate ‘terrorizuan’ banorët e një lagjeje te “Shkëmbi i Kavajës”, por jo vetëm.
Autori 40-vjeçar nga Lezha, Aleks Marku, po mbante peng dy fëmijët e tij të mitur brenda një banese me qira.
Përpos pengmarrjes, ai ka zbrazur plot 18 fishekë në prani të tyre.
Fatmirësisht, me ndërhyrjen e forcave “RENEA” u bë e mundur prangosja e tij.
Motivi? Raportohet se Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Mësohet se ai ka konflikte me bashkëshorten, e cila ka marrë urdhër mbrojtjeje prej tij.
Nga deklarimet e para të 40-vjeçarit, Aleks Marku pas arrestimit nga policia rezulton se ndjehej nën kërcënim dhe i kishte marrë peng fëmijët për t’i mbrojtur.
Paraprakisht deklarohet se akti është kryer pasi ka qenë nën efektin e narkotikëve, por po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë për të zbuluar nëse i arrestuari kishte konflikte që e çuan në këtë akt, ka probleme të shëndetit mendor, apo është një akt hakmarrjeje, dhune brenda familjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



