Moti i keq në qarkun e Korçës/ Ja rrugët e bllokuara dhe zonat pa energji elektrike

Qarku Korçë, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët, ndërsa subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.
Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj.
Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.
Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.
Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


