Ndërtoi pa leje në tokë publike, arrestohet i riu në Ksamil

5 Mars 2025, 15:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërtoi pa leje në tokë publike, arrestohet i riu në Ksamil

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje në një tokë publike në Ksamil.

Bëhet fjalë për Bajram Sinjari, i cili sipas policisë ka ndërtuar pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po ndërtonte pa leje, në lagjen nr. 1, Ksamil, kanë ushtruar kontroll në zonë. Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në tokë publike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.