
Në kërkim nga Italia për grabitje dhe tentativë vrasjeje, kapet i riu në Tiranë

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane.
Bëhet fjalë për Erjon Merën, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 8 vite e 6 ditë burg për veprat penale “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
‘Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.‘, njofton policia.
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128