Ngjarja e rëndë në vitin 1997, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar 2025, 17:29 / AKTUALITET

Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 25 vite burg Byniamin Hajron.
Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, i cili kishte insistuar për këtë masë ndëshkuese.
Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami është akuzuar për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.
Hajro, i cili është dënuar për vrasjen e Arjan Avdullajt, njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.
Fillimisht, Hajro ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit.
Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në izolim.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


