Kadareja dhe komunizmi/ Si e kritikoi përmes krijimtarisë dhe funksionet që kishte

28 Janar 2025, 17:19 / JETË ALFA PRESS

Kadareja dhe komunizmi/ Si e kritikoi përmes krijimtarisë dhe
Kush ishte Ismail Kadare?

Ismail Kadare lindinnë 28 janar 1936 dhe vdiq në 1 korrik të vitit që kaloi (2024)
Ai ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82), zv/kryetar i Frontit Demokrati dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Letërsi në komunizëm

Sipas disa studjuesve të veprës së tij, Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal (Shqipëria komuniste mund të krahasohej vetëm me Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve '30), duke e quajtur veprën e tij letërsi rezistence, sfidoi realizmin socialist me realizëm subjektiv.

Iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe mitologjike.

Për Elsie, ai shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.

Duke u njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe u pritën mirë nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[103] Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe akademikët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.

Vepra

Poezi
Vëllimi i tij i parë poetik i titulluar Frymëzime djaloshare u botua më 1954.
Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961),[105] Poemë blindazh (1962)[106] dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964),[105] Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Që në vitin 1966 trajtoi në poezi temën e Kosovës,[67] ashtu edhe për Vietnamin.[107]
Romane
Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970). Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.
Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). Më 1981 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave në trajtë novelash.
Vepra bënte fjalë për një shtet totalitar, që në shikim të parë dukej si Perandoria Osmane, por shpejt e vunë re atmosfera e frikës, arrestimeve dhe burgosjeve ishte e ngjashme me Shqipërinë komuniste.

Ka shkruar tregime me temën e Sigurimit në revistën "Në shërbim të popullit".

Marrëdhëniet me pushtetin

Sipas mikut të tij, shkrimtarit, skenaristit dhe ish-ministrit Teodor Laço në një intervistë shprehet "Në sytë e njeriut të zakonshëm që nuk kishte qenë afër tij dhe që nuk mund t’i dinte dertet, hallet, atmosferën përgjuese që e rrethonte, Kadareja shihej si një njeri i privilegjuar."

Në vitet '60 i çmuar realisht për talentin e tij, e përkrahën figura të tilla si Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, të cilët kur u dëbuan nga kryeqyteti dhe ishin në përpunim nga Sigurimi, i përmend në një artikull duke i denoncuar si "anti-shqiptarë dhe kozmopolitanë" më 1974.

Qe deputet në Kuvendin Popullor për tri legjislatura (1970-1982).

U anëtarësua në Partinë e Punës më 1972.

Me romanin Dimri i madh, Kadaresë iu forcua pozita si shkrimtar i brendshëm i partisë, duk qenë sipas tij edhe romani që e shpëtoi fizikisht.

Ndaj kritikave që buruan nga strukturat shtetërore, e mbrojti vetë diktatori Enver Hoxha.

Historiani anglez Noel Malcolm ia ka sjellur në dukje gjatë një polemike se megjithëse u "internua" me propozimin e vetë atij, vijoi të ishte deputet.

Komoditetet që i kishte mundësuar regjimi qenë një shtëpi e bollshme, tashmë e shndërruar në muze, makinë, dhe ka qenë ndër të paktët intelektualë që gëzonte lirinë për të udhëtuar jashtë shteti, kur shumica e shkrimtarëve rrinin të izoluar në Shqipëri.
Më 1989 u emërua zv/kryetar i Frontit Demokratik.
Kristo Frashëri e përshkruan si ndër gjërat pozitive të Enver Hoxhës që i dha "mundësinë, për të mos thënë përkrahjen" bashkëqytetarit të vet nga po e njëjta lagje, natyrisht pa i mohuar talentin, që të bëhej shkrimtar i madh.
Duke e parë si përkrahje edhe vënien në dispozicion të përkthyesit Jusuf Vrioni dhe se pa subvencionimin e regjimit komunist dhe lejen e diktatorit vepra e shkrimtarit nuk do t'i kalonte kufijtë.
Liri kjo që përshfaqej tek letërsia e udhëtimeve, që e bënte prurës dhe ofrues të perceptimit të Tjetrit fenomenologjik.

Kritikët e tij shkuan aq larg sa marrëdhënien që pati me regjimin komunist ta përkufizonin "diktatura Hoxha-Kadare".


Pallati i ëndërrave

Ja çfarë thotë UWE STOLZMANN. ▬ *Autor i Grupmedias në “Neue Zürcher Zeitung” (Zvicër)

Pallati i ëndrrave, tmerri i tij fshihet pas një eufemizmi. Më shumë se pallat është kështjellë dhe aty as nuk mund të ëndërrohet. Qindra nëpunës në uniforma blu në të gjelbër mbledhin, përzgjedhin dhe shpjegojnë për hesap të shtetit dhe „zotit të ëndrrave“, ëndrrat e shtetasve, ëndrrat e të gjithë qytetarëve. „Asnjë zyrë tjetër nuk është kaq e paarsyeshme, kaq e bindur, kaq e zellshme, d.mth. kaq shtetërore“, thotë dikush.

Mark – Alem, Bonvivant nga një familje me emër, do të marrë një vend pune në pallat, të parën në jetën e tij. Ai fillon me „Seleksionimin“, kalon shpejt tek „Interpretimi“ i ëndrrave, që qëndrojnë të lidhura në dosjen e vënë mbi tavolinë: Tri dhelpra të bardha në minaren e një xhamie. Një maçok i bardhë me hënën në gojë. Një copë vend i rrënuar nën këmbët e një ure… Çfarë duan të thonë këto simbole?

Mark-Alem dhe kolegët gërmojnë ngado për puçe, kryengritje, luftëra. Asnjë cep i ëndrrave të fatit nuk duhet t’u ikë atyre, nuk duhet të shpëtojë pa iu ndryshuar fati dhe rrjedha.

Pak javë pas fillimit të shërbimit të tij, Mark-Alem bëhet nëndrejtor, përgjegjës për dhomën kryesore. Si kështu? Deri më tani djaloshi i ri dukej disi i drojtur, i tërhequr, i papërvojë; mbi jetën dhe mendimin e tij nuk mund të raportohej ndonjë gjë. Ngritja në karrierë ndodh falë klanit të tij (dy çati me emrin Köprülü janë mbajtës ofiqesh të mëdha) dhe një me prejardhje gjaku nga familja Köprülü, me influencë në pushtetin e oborrit. Mark-Alem ndryshon, dhe ai e vëren këtë gjë. „Atij i duket qesharake, që pikërisht ai, i cili sallën misterioze, kërcënuese të ndërtesave shtetërore e ka konceptuar gjithnjë si shtypëse, të tjerëve iu duket normale“. Fillestari ka skrupuj? Shumë vonë. Ai është ndërkohë njëri prej tyre, të cilët ai deri më tash i ka përçmuar, „një funksionar tipik“.

/Alfapress.al

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128