EMRAT/ Plagosi me thikë 26-vjeçarin, shpallet në kërkim autori në Sarandë
29 Prill 2026, 14:05 / AKTUALITET

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Edmond Abazi, i njohur me pseudonimin “Monçja”. Abazi akuzohet se dy ditë më parë, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, ka plagosur me thikë 26-vjecarin Enkel Dano.
Ky i fundit ka marrë plagë me thikë në fundshpinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë. Edmond Abazi i njohur me pseudonimin “Moncja”, rezulton person me precedentë penalë për “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Ndërsa Enkel Dano rezulton person me precedentë penalë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128