Takimi me Balliun, Meta zbulon çfarë i kërkoi deputetit të PD: Opozita të angazhohet në transparencën publike

29 Prill 2026, 14:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi me Balliun, Meta zbulon çfarë i kërkoi deputetit të

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Meta shprehu mirënjohje për Balliun, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, për inspektimin e kryer në IEVP “Jordan Misja”, duke vlerësuar angazhimin e tij për kushtet e të paraburgosurve.

Sa i takon çështjes ndaj tij, Meta kërkoi që opozita të fokusohet te transparenca publike, duke theksuar se qytetarët meritojnë llogaridhënie, për shkak të funksioneve të larta shtetërore që ai ka mbajtur ndër vite. Ai shtoi gjithashtu se duhet të garantohet akses për gazetarët që kanë marrë leje nga SPAK për ta intervistuar, në funksion të transparencës së procesit.

Mirënjohje Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, deputetit të Partisë Demokratike, Z. Klevis Balliu për këmbënguljen e tij të vazhdueshme për të inspektuar nga afër kushtet e trajtimit në IEVP “Jordan Misja”.

E falenderoj për inspektimin që ju ka bërë të gjithë ambienteve të këtij institucioni, për interesimin që ka shprehur për t’u njohur me trajtimin dhe kushtet e të paraburgosurve të tjerë, si edhe për adresimin e drejtë të problematikave të konstatuara, jo vetem te Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por edhe në institucionet e tjera, sepse besoj se kushtet e trajtimit të të paraburgosurve janë të njëjta në të gjithë vendin.

Në veçanti përshëndes iniciativën e Z. Balliu për të mbështetur krijimin e një biblioteke dinjitoze në IEVP “Jordan Misja”, ku edhe unë do të jem kontributori i parë.
Gjithashtu e falenderova në veçanti Z. Balliu për solidaritetin, mbështetjen dhe thirrjen publike për domosdoshmërinë e një procesi të drejtë të bërë nga lideri i Partisë Demokratike dhe opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha.

Lidhur me procesin ndaj meje kërkova që opozita të angazhohet vetëm për transparencën publike për shkak të profilit të lartë publik dhe gjithmonë në respekt të qytetarëve shqiptarë që meritojnë transparencë dhe llogaridhënie për shkak të tre funksioneve më të larta shtetërore që kam mbajtur, President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, si dhe angazhimin për t’u garantuar të gjithë gazetarëve të interesuar dhe që kanë marrë leje nga SPAK për të më intervistuar.“, shkruan Meta.

Po ndodh...