Nga Astrit Avdyli te Emiljano Shullazi, SPAK jep pretencën për një pjesë të dosjes “Revanshi”! Ja sa vite burg kërkon për “kokat e krimit”

29 Prill 2026, 15:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nga Astrit Avdyli te Emiljano Shullazi, SPAK jep pretencën për

Këtë të mërkurë, SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, të cilat lidhen me akuzat për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.

Për këtë dosje akuzohen disa nga emrat më të rëndësishëm të botës së krimit në vendin tonë, si Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli etj.

Për këtë fraksion të dosjes “Revanshi”, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit.

Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i reduktuar në 10 vite;

Për Emiljano Shullazin janë kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite;

Për Naim Stafukën janë kërkuar 9 vite burg, të reduktuara në 6 vite;

Për Blerim Abazin janë kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj.

Vlen të theksohet se dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK-ut, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale si vrasje, rrëmbime apo planifikim atentatesh.

Po ndodh...