Kërcënohet me jetë Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK

29 Prill 2026, 15:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërcënohet me jetë Irena Gjoka, shtohen masat e sigurisë

Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve, në të cilin bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, kanë aprovuar masa shtesë mbrojtjeje për gjyqtaren Irena Gjoka, ku veç gardës me detyrë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë.

Të dhënat e kërcënimit të gjyqtares antikorrupsion dhe indiciet për rrezikimin e saj mbahen sekret nga autoritetet.

Gjoka ka pasur edhe më herët mbrojtje, jo vetëm për shkak të detyrës që kishte si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme, por edhe si relatorë e çështjeve të forta dhe të njohura publikisht, një ndër to dosja Partizani.

Më herët, si gjyqtare e çështjes Partizani, në kulmin e akuzave ndaj saj, autoritetet vlerësuan se gjyqtarja ishte e rrezikuar dhe ndaj i vendosën truproja.

Aktualisht, nga komisioni ka ruajtje të veçantë nga shteti gjyqtarja Gentian Muça, pasi në automjetin që e përdorte ajo dhe bashkëshorti i saj prokuror u vendos tritol gati pesë vjet më parë.

Pamje nga mbledhja urgjente në KLGJ:

Si edhe ish-gjyqtari i Shkodrës Tonin Stërkaj, në banesën e të cilit hodhën tritol dhe autorët nuk janë gjetur ende.

Ish-gjyqtari e ka larguar familjen dhe ndërsa u shkarkua nga vettingu, komisioni i KLGJ ka vlerësuar se ai është i rrezikuar.

Shumica e të mbrojturve nga shteti janë prokurorë të SPAK, si edhe tre prokurorët e Elbasanit, njëri prej të cilëve për arsye sigurie u transferua në kryeqytet./tch

Po ndodh...