Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, parashikohen ndryshime në Statut
Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00.
Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës. Interesante është se në Pikën C të vendimit thuhet se fo të prezantohen ndryshime të Statutit, por nuk specifikohet cilat nene. Aktualisht në PD ka një debat të ashpër të udhëhequr nga Ervin Salianji dhe Alesia Balliu për respektimin e Statutit dhe posaçërisht të "Nenit Basha" të vendosur nga vetë Berisha në kohën e "Rithemelimit", sipas të cilit përcaktohet pa ekuvok se nëse partia humben zgjedhjet e përgjithshme kryetari i partisë largohet automatikisht. Është pikërisht ky nen, i cili shkarkon Berishën dhe nuk e lejon të garojë për zgjedhjet e reja për kryetarin e PD. Në këtë kontekst Alesia Ballilu ka bërë kërkesë zyrtare në institucionet e partisë për zbatimin e këtij neni dhe ka paralajmëruar padi në gjykatë nëse nuk i përgjigjen.
Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.
Në axhendë përfshihen edhe platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.
Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128