Frenohet rritja e çmimit të banesave në Tiranë

Për herë të parë në tre dekada, Tirana nuk udhëhoqi rritjen e çmimeve të banesave në vend. Të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për gjysmën e dytë të vitit 2025, tregojnë frenim të rritjes së çmimeve në kryeqytet.
Banka e Shqipërisë thotë në raport se çmimet e banesave në gjysmën e dytë të vitit 2025 në rang vendi u rritën me 11.7 për qind, udhëhequr nga kërkesa për banesat në bregdet, ndërsa në Tiranë rritja ishte pothuajse zero, duke qëndruar në nivelet e periudhës janar-qershor 2025.
Në të njëjtin raport theksohet se në krahasim me 2024, rritja e çmimit të banesave në shkallë vendi ishte 28 për qind, ndërsa në Tiranë çmimet u rritën vetëm me 4.4 për qind, ose gati 7 herë më pak se shkalla e shtrenjtimit të tyre në rang vendi.
Kontributin kryesor në rritjen e vlerës e kanë dhënë zonat e bregdetit. Agjencitë imobilare dhe ekspertët e tregut vlerësojnë se ndikim në rritjen e çmimeve ka pasur edhe rishikimi i çmimeve të referencës nga ana e Qeverisë në rang vendi, me përjashtim të zonave bregdetare.
Raporti i bankës thekson se ndonëse sipërfaqja e ndërtimit u rrit përgjatë vitit të kaluar, pesha e kredisë bankare për shtëpi nuk pësoi rritje domethënëse, duke sugjeruar se shumica e lejeve të ndërtimit përgjatë vitit të kaluar janë dhënë për aktivitete biznesi, kryesisht hoteleri dhe shërbime.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128