Ngjarja në Lushnje, policia hetim për 3 vepra penale, i rrezikuar dhe deputeti Çela

Policia e Lushnjes, vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes, ku një shpërthim i fuqishëm përfshiu një kapanon dhe u mori jetën dy personave (babë e bir) dhe la të plagosur 7 të tjerë.
Burimet bëjnë me dije se deri më tani Policia ka regjistruar procedim për 3 vepra penale: shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti, si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.
Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet. Por nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Bujar Çela, i cili mendohet se është bashkëpronar, atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.
Kujtojmë se shpërthimi u regjistrua rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim. Nga shpërthimi humbën jetën babë e bir, Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha, dhe u plagosën 7 të tjerë; Sokol Lumi, Deputeti i PS-së, Bujar Çela, Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka, Eriget Gorovelli.
-
-
-
Arrestohen tre hajdutët serialë në Tiranë
3 Mars, 11:27
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


