Ngjarje e rëndë në Athinë, shqiptari tenton t’i arratiset policisë, godet një këmbësor dhe përplas efektivët

7 Mars 2024, 13:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarje e rëndë në Athinë, shqiptari tenton t’i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar ka përplasur me makinë një automjet të parkuar, më pas një këmbësor dhe po ashtu edhe me makinën e policie, ku mbeti i lënduar një efektiv.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ishte duke tentuar që t’i shpëtonte policisë në momentin kur ka bërë manovra të rrezikshme me makinën që drejtonte.

Më pas oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të tij dhe bënë të mundur ndalimin. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash.

Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.

 

Po ndodh...

ide