Peng i fajdeve! Si përvetësohen bizneset e ndershme në Shqipëri nga bota e krimit

24 Prill 2024, 22:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Peng i fajdeve! Si përvetësohen bizneset e ndershme në
Një ndër personat që ka rezultuar që jepte fajde ishte edhe Marjan Bregu. Ky person në datë 26 janar të vitit 2019 në ambjentet e fabrikës së tij ka takuar Paulin Radovanin.

Sipas përgjimeve, rezulton se vlerat monetare që djemtë e Paulinit i kishin marrë borxh këtij shtetasi ishin në total 17 mijë euro. Gjatë bisedës, Bregu i pohon Radovanit se të gjitha këto lekë ia kishte dhënë me përqindje mujore me 10% të vlerës, dhe se duhet t’i jepte tashmë këstet mujore.

Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor për fajdet Bregun dhe si fillim vendosi 4 muaj burgim të cilat iu konvertuan në punë në interes të komunitetit.

Interesat që japin ose marrin, janë shumë të larta, janë me herë, zakonisht janë me ditë, jo me muaj, shumat mund të varijojnë, varet nga shuma, shpejtësia dhe normalisht fatura është e rëndë”-, u shpreh Elvin Meka, ekspert ekonomie.

Jo në pak raste, bizneset tentojnë edhe të jenë biznese predatore pra të kapin pronësinë e një biznesi tjetër, çfarë bëjnë, në momentin që biznesi ka marrë hua nuk i arrin ti paguajë dot kostot e huasë u japin opsionin e konvertimit të huasë në aksione në biznes”-, u shpreh Artan Gjergji, ekspert ekonomie.

Një ndër personat e tjerë që ka rezultuar si fajdexhi ishte edhe shtetasi Eduard Fusha. Ai së bashku me babain e tij më datën 30 janar 2019 kanë takuar Paulin Radovanin. Gjatë përgjimit të bisedës, ka rezultuar se ata i pohojnë Paulinit që i kishin dhënë djalit të tij një shumë prej 20 mijë eurosh. Këto para ishin dhënë kundrejt interesave, pra me fajde.
Fusha u dënua nga Gjykata e Shkodrës për veprimtarinë e fajdeve si fillim me 4 muaj të cilat sikurse fajdexhiut që përmendëm më sipër, iu konvertuan në punë me interes publik. Sipas informacioneve që dalin në dosjen hetimore, kjo shumë ishte dhënë hua me interes prej 7 %.

 

Po ndodh...