Meta zbulon detajet: Ja pse ja dhashë Berishës logon e Partisë në zgjedhjet lokale

24 Prill 2024, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta zbulon detajet: Ja pse ja dhashë Berishës logon e Partisë
Studioja është shndërruar në një arenë të nxehtë debati mbrëmjen e së mërkurës, ku i pranishëm ishte kreu i PL, Ilir Meta, përballë gazetarëve Roland Zili dhe Mentor Kikia.

I pyetur nga moderatorja se përse ja dha me qira logon e Partisë, Sali Berishës, Meta tha se asnjë nga forcat e tjera opozitare nuk ishte e gatshme ta bënte.

Megjithatë sipas tij i erdhi keq që PL nuk hyri e vetme në zgjedhjet lokale për kandidatët për këshilltarë, pasi donte të testonte forcën.

Kikia: PL zgjodhi një formë të zhurmshme për të treguar që jemi këtu, është strategji kjo?

Meta: PL ju përket qytetarëve. Kur vajta aty unë ishte palyer.

Kikia: Sulmi ndaj Dumanit është strategji?

Meta: Nuk ekziston një sulm i Metës ndaj Dumanit.

Meta: Kundër SPAK jo e jo. Unë ju tregova standardet e trefishta që ka bërë SPAK. Unë vajta në SPAK çova një denoncim për Dvoranin, dhe të gjithë prokurorët e SPAK u fshehën. Ata nuk patën as sensin më rutinë për të bërë një proces qoftë dhe fals. Konflikti më i madh në Shqipëri mes parlamentit dhe Presidentit, ata falsifikuan shkresën e  Gramoz Ruçit, ne e çuam prapë në SPAK.

Kikia: E vërteta është se pas presidencës LSI kaloi një lloj pauze. Pas lënies së presidencës keni qenë pothuajse pasiv, në zgjedhjet vendore nuk dolët në fushatë.

Meta: Unë s’dola në fushatë.

Kikia: Po, thjeshtë dhatë logon me qira te zoti Berisha.

Meta: Më datë 24 kam lënë mandatin, bëra shqiponjën. Në datë 25-së LSI u transforuma në PL, dhe që nga ajo ditë kam qenë në fushatë, më shumë edhe se PD, çka solli një lloj xhelozie. Kjo është e vërteta. Më vjen keq që në zgjedhjet që kaluan PL nuk ishte më vete për çështjen e këshilltarëve, pasi unë doja të testoja se ku është PL. U detyruam pasi askush nuk guxoi nga partitë e tjerra t’i jepte vulën PDs-ë.

Meta: Asgjë nuk përfituam. Aq këshilltarë i merrnim dhe në Fier dhe vetëm.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128