Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës
23 Gusht 2025, 20:10 / AKTUALITET

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe vetë kurorën e gjelbërt të qytetit bregdetar.
U raportua se flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor.
Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat e shuan zjarrin.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

