Përplaset furgoni që transportonte para në aksin Tepelenë-Përmet
31 Tetor 2024, 17:00 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë-Përmet. Për pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë private që transporton vlera monetare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë ku furgoni i blinduar i policisë private tip FIAT i ka prerë rrugën fuoristradës tip Range Rover.
Fuoristrada vinte nga Tepelena teksa furgoni i blinduar i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ne vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe të zbulojë shkakun e aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



