
Përplasja me armë zjarri në Kallmet/ Gjykata e Lezhës dënon me burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe Altin Markun

Gjykata e Lezhës dënoi me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët më 1 prill të 2022-it, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale.
Altin Marku u dënua me 20 vite burg për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armë pa leje. Ai qëlloi me armë ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, por edhe Besnik Simoni iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke mbetur të dy të plagosur.
Ish-zyrtari u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Gjatë gjithë procesit Simoni nuk ka pranuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit me të cilin u përplas në rrugën që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa as arma e tij nuk u arrit të gjendet.
Prokurori Françesk Ganaj kërkoi dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese dha një masë dënimi më të butë.
-
-
-
-
Ja kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP Kosova
18 Janar, 09:02 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128