Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kryhet autopsia e 27-vjeçarit që u vra! Të premten marshim në Frosinone

13 Mars 2024, 17:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kryhet autopsia e

Autoritetet italiane kanë kryer autopsinë e trupit të 27-vjeçarit shqiptar Kasem Kasmi të vrarë në Frosinone nga bashkëkombësi i tij Mikea Zaka 23 vjeç. Prokurorët italianë do të presin 60 ditë për rezultatet për të vijuar me hetimet për shkaqet e vrasjes dhe përplasjes mes dy bandave shqiptare në rrugën Aldo Moro në Frosinone me një viktimë dhe 3 të plagosur.

Pistat e tyre hetimore janë konfliktet për paratë e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Masakra me 6-7 të shtëna pistoletë ndodhi në një lokal të mbushur plot me klientë, duke shokuar të gjithë zonën e qytetit Italian. Në qeli ndodhet Mikea Zaka dhe në kërkim 3 persona të tjerë, ndërsa nuk është gjetur as arma e krimit.

Të premten në orën 19.30 në Frosinone, nga hyrja Parco Matusa në Piazza Cervinin do të zhvillohet një marshim qytetar i titulluar ‘Ne nuk jemi indiferentë’.  

 

Po ndodh...