
Pjesë e skuadrës së Laert Haxhisë/ GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixhaku

Pas ekstradimit nga Holanda Kristi Bixhaku doli për herë të parë para prokurorisë së posaçme për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
30-vjeçari i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Laert Haxhisë, akuzohet se ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në datë 31 dhjetor të vitit 2022.
Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida. Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij.
Pas njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixheku po qëndron në ambientet e paraburgimit 313.
SPAK arriti të zbulojë skuadrën e Laert Haxhisë ku u zbardhen 6 vrasjë,5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1 rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128