VIDEO/ U arrestua për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, momenti kur ish ministri i Ekonomisë shfaqet me pranga në duar
17 Mars 2025, 19:06 / BOTA

Ish-ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi është mes 23 personave të arrestuar në lidhje me tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit në një diskotekë.
Bekteshi është dërguar në paraburgim me pranga në duar si i dyshuar për rastin e Koçanit pasi nga ministria e Ekonomisë dyshohet se është dhënë licencë e falsifikuar për diskotekën PULS.
Prokuroria ka kërkuar për ish ministrin masën e sigurisë së paraburgimit.
Nga ana tjetër, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të lidhen me rastin në fjalë.
Sot në Koçan ka patur protestë për të kërkuar drejtësi për tragjedinë si dhe nesër pritet të protestohet në ora 18.00 në Qendër të Shkupit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




