Plagosi me armë nipin e ish-gruas, dënohet me burg 59-vjeçari shqiptar

29 Shkurt 2024, 18:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosi me armë nipin e ish-gruas, dënohet me burg 59-vjeçari
59-vjeçari shqiptar, Georgo Asllani, është dënuar me 13 vite burg nga gjykata në Britani, pasi qëlloi me armë zjarri nipin e ish-gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2022, ku pas disa mosmarrëveshjeve familjare për motive pronësoi në Shqipëri, Asllani qëlloi dy herë me armë zjarri nipin e ish-gruas, teksa ky i fundit ishte duke punuar në një shtëpi në Trinity Lane, bashkë me vëllain e tij.

Asllani u dënua për plagosje me dashje dhe posedim të një arme zjarri. Në gjykatë, Asllani u mbrojt duke pretenduar se ishte nën kërcënimin e mafias dhe vepronte me urdhër të një individi të njohur si Komandanti.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e shpalli fajtor, ndërsa i plagosuri është ende në fazë rikuperimi nga plagët dhe i paaftë për të punuar.

 

Po ndodh...