Plagosje me thikë në Korçë, konflikt mes disa personave në zonën e Pazarit! Një person dërgohet me urgjencë në spital

31 Gusht 2025, 22:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me thikë në Korçë, konflikt mes disa personave

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku një person ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaku i sherrit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Po ndodh...