Plagosje me thikë në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Sipas informacioneve policore një një 40-vjeçar pas një konflikti ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij dhe një 34-vjeçar.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për shoqërimin e autorit të plagosjes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
-
Makina përplaset me kamionin në autostradën Tiranë-Elbasan
14 Dhjetor, 16:10
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

